PEN, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit- MASHTI, mbajti punëtorinë njëditore për rishikimin/ zhvillimin e Udhëzimit Administrativ16/2004 për regjistrim në klasë të parë, gjatë së cilës është rishikuar udhëzimi dhe janë vendosur komente shtesë për ndryshime në udhëzim.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Resilient Community”, i përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund.
Projekti “Resilient Community‘’ zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave , të udhëhequra nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.