• Lider i Konsorciumit


    ATRC

    Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse kosovare që punon për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendim-marrje, si parakusht për një shoqëri të zhvilluar demokratike dhe stabile rajonale. ATRC ndihmon në forcimin e rolit të OJQ-ve si agjent të ndryshimit në shoqëri, ngritë kapacitetin e OJQ-ve dhe iniciativave qytetare që të ndërruarin kampanjat e avokimit; dhe kontribuon në krijimin e institucioneve qeverisëse që i takojnë standardeve ndërkombëtare. ATRC –ja punon me përfaqësues të OJQ-ve, iniciativat qytetare, administratën publike dhe me institucionet politike pa dallim feje, gjinie, etnie, moshe, aftësie, përkatësie politike dhe orientimi seksual. ATRC realizon qëllimet e veta përmes avokimit, trajnimeve, shkëmbimit të informatave dhe rrjetëzimit në Kosovë e jashtë saj.

    Role

    Me Demokraci Pjesëmarrëse për një Kosovë pa Radikalizëm është një Konzorcium i udhëhequr nga ATRC, në rolin e Përfituesit Kryesor,  me mbështetjen e 5 organizatave jo-qeveritare vendase në rolin e Nën-përfituesve.

    Roli i ATRC si Përfitues kryesor është i ndarë në disa kategori, te cilat përfshijnë:

    • Te siguroj një strukture të qëndrueshme dhe praktike për monitorim dhe vlerësim, te përshtatshme me buxhet, duke menaxhuar rrezikun e lidhur me qasje inovative.
    • Të mbikëqyr zhvillimin e komunikimit dhe avokimit të konzorciumit, si dhe të promovoj njohurinë e fituar nga Konzorciumi.
    • Të siguroj që konzorciumi të jetë proaktiv dhe të organizoj takime me vendimmarrës, duke përfshirë autoritete qeveritare.
    • Të përfaqësoj Konzorciumin në mekanizma koordinues sipas nevojës
    • Të jetë i përgjegjshëm në menaxhim të fondeve.
    • Të identifikoj dhe mbështes zhvillimin e kapaciteteve të anëtareve tjerë të Konzorciumit.
    • Të lehtësoj mësimin, koordinimin, si dhe bashkëpunimin mes vendimmarrësve.

    Website: http://advocacy-center.org


    Partnerët


  • BIRN

    Misioni i BIRN Kosovo është të shpejtoj tranzicionin demokratik në Kosovë duke promovuar përgjegjësi, rregull ligjor, dhe reforma të politikave. Në veçanti, BIRN Kosovo synon te shërbej si mbikëqyrës për institucionet publike, duke i monitoruar ato dhe institucionet qeveritare dhe duke i mbështetur reformat e tyre drejt rrugës për arritjen e kritereve dhe standardeve për anëtarësi në BE. BIRN ka një manual operimi/organizimi që përfshinë menaxhim financiar, procedura administrative, prokurim publik, burime njerëzore, politika kundër korrupsionit, kod të sjelljes, si dhe mekanizma sinjalizues

    Roli

    BIRN synon të zgjeroj njohurinë e përgjithshme rreth radikalizmit duke zgjeruar njohurinë e tanishme rreth radikalizmit dhe parandalimit te ekstremizmit të dhunshëm, duke përfshirë identifikim e hershëm të individëve me tendenca të tilla. BIRN pret t’i përforcoj kapacitet e saja në trajnimet specifike që i ofron dhe në mbështetjen qe ju ofron institucioneve dhe target grupeve në këtë fushë. Aktivitetet parësore që BIRN do i ofroj janë prodhimi i informatave të sakta për shoqëri, si dhe trajnime me qëllime të veçanta, me fokus në arritjen e standardeve më të larta në raportimin e ekstremizmit të dhunshëm.

    Website: http://birn.eu.com/network/birn-kosovo/



  • Democracy Plus

    Demokraci Plus (D+) është një organizatë e pavarur jo qeveritare, e themeluar nga një grup aktivistesh me besim të thellë në vlerat demokratike dhe një Kosove demokratike. Qëllimi parësor i D+ është mbështetja e vlerave demokratike në qeverisje, zbatimi ligjor, zgjedhjeve politike, parti politike, çështje shoqërore, dhe drejtat e njeriut.

    Roli

    Aktivitetet e D+ brenda projektit janë te lidhura me rininë, me specifikisht moshat 15 deri 24 vjet. Te gjitha aktivitet e D+ do organizohet ne 5 komuna te Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, dhe Mitrovicë). Elementi i zakonshëm i aktiviteteve do të jetë ndërgjegjësimi i rinisë rreth rrezikut qe ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi sjellin në një shoqëri, si dhe rritja e vetëdisimit për parandalimit e fenomeneve të tilla në shoqëri.

    Website: http://www.dplus-ks.org/



  • KCBS

    Qendra Kosovare për përkrahje të biznesit – KCSBS – është një OJQ vendase e themeluar në korrik te vitit 2012, e cila fokusohet parësisht në sektorët ekonomik qe janë të nevojshëm për rritjen e ekonomisë së Kosovës. Disa nga sektorët janë: Agrikultura, pylltaria, procesimi i drurit, materiale për ndërtimtari, turizmi, TIK, si dhe zhvillimi i fuqisë punëtore. KCBS synon të punoj me minoritete, rini, gra dhe vajza të reja, dhe grupe te margjinalizuara. Kualifikimet kyçe te anëtarëve të KCBS janë: monitorimi dhe vlerësimi, financat, administrimi, menaxhimi i granteve dhe nënkontraktuesve, si dhe menaxhimi i projekteve

    Roli

    KCBS do të rrisë njohurinë e përgjithshme për sa i përket radikalizmit duke zhvilluar dhe rifreskuar njohurinë e tanishme rreth radikalizmit dhe metodave parandaluese te ekstremizmit te dhunshëm, duke përfshirë identifikimin e individëve me tendenca të tilla.

    Website: http://www.kcbs-ks.org/



  • KIPRED

    Instituti Kosovar për kërkime dhe zhvillime te politikave (KIPRED) është think tank-u i parë i themeluar në Kosovën e pasluftës(Shkurt 2002), me mision promovimin dhe përforcimin e demokracisë dhe vlerave demokratike përmes hulumtimeve te pavarura, zhvillimit të kapaciteteve dhe ndërtimit të institucioneve. KIPRED është një pikë referimi e respektuar për ekspertizën e saj për sa i përket krijimit të politikave publike dhe ndërtimit të kapaciteteve në Kosovë dhe rajon; veçanërisht në fushat e politikave të jashtme dhe të sigurisë (duke përfshirë parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm), integrimeve në BE, lidhjeve ndër-etnike si dhe partive politike. Anëtaret dhe partnerët në KIPRED besojnë qe hulumtimet e pavarura për politika të ndryshme që i shërbejnë publikut përtej interesave vetjake të politikës, etnitetit dhe të qeverisjes janë nevoja rrënjësisht të rëndësishme për një transicion të suksesshëm të shoqërisë pas konfliktit, në një demokraci të qëndrueshme. Në këtë drejtim, KIPRED ka publikuar më shumë se 100 raporte të politikave, përmbledhje të politikave dhe botime të rastit që kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në debatet e politikave në Kosovë dhe më gjerë në rajon

    Roli

    KIPRED do te rrisë njohurinë e përgjithshme për sa i përket radikalizmit duke zhvilluar dhe rifreskuar njohurinë e tanishme rreth radikalizmit dhe metodave parandaluese të ekstremizmit te dhunshëm. Misioni i KIPRED-it është promovimi dhe konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon përmes hulumtimeve të pavarura, zhvillimit të kapaciteteve, dhe ndërtimit të institucioneve.

    Website: http://www.kipred.org/



  • SPRC

    Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë – SPRC – synon në studimin e pavarur teorik dhe kërkimor të sfidave që mund të prekin sigurinë Kosovare dhe Rajonale, të definuar në terma të gjerë, si dhe studimin e mundësive konceptuale të politikave shtetërore, rajonale dhe globale për të rekomanduar aspekte teorike profesionale për politikat e Sigurisë. Është Organizatë e pavarur jo-qeveritare, e bazuar në modelin e studimeve profesionale për tema që kanë të bëjnë me politikat e sigurisë dhe për temat rajonale e ndërkombëtare të Sigurisë. Është Qendër kërkimore teorike dhe hulumtuese për të arritur publikimin e punimeve rekomanduese për hulumtimet, analizat apo propozim-politikat që kanë të bëjnë me fushat e Sigurisë.

    Roli

    SPRC, si pjese e këtij konzorciumi do të përgatis dhe ofroj trajnime për anëtarë të komunave dhe këshille lokale te sigurisë lidhur me ndërgjegjësimin rreth identifikimit të hershëm të radikalizmit, shkaqet kryesore që shpien deri te radikalizmi, ndikimi dhe roli i shoqërisë në identifikim, parandalimi dhe rehabilitimi, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve të komunës.

    Website: http://sprc-ks.org/