Gjatë datave 24-26 qershor, PIPS mbajti seminarin e III-të me radhë të Shkollës Politike me temën “Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale” e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime dhe debate.
Ligjëruesit ishin nga fusha të ndryshme si: znj. Gjylieta Mushkolaj (Kosova në kornizë shumëpalëshe: Anëtarësimi në organizatat e mëdha nderkombëtare), z. Fisnik Korenica (Supranacionalizmi dhe organizatat ndërkombëtare), z. Fabian Zhilla (Të kuptuarit e ekstremizmit të dhunshëm), znj. Teuta Avdimetaj (Riintegrimi dhe Rehabilitimi i luftëtarëve kosovarë në Lindjen e Mesme), znj. Garentina Kraja (Burimi dhe pasojat e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe ndikimi në shoqërinë dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës), z. Gëzim Visoka (Ridefinimi i politikës së jashtme të Kosovës) si dhe z. Enver Hoxhaj (Kosova brenda kontekstit të ri rajonal dhe botëror).
Seminari solli një debat produktiv dhe energjik mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe iniciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.
Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center – ATRC përmes Resilient Community Programme