Konzorciumi "Resilient Community".

Projekti “Me Demokraci Pjesëmarrëse për një Kosovë pa Radikalizim” është një Konsorcium i udhëhequr nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe e zbatuar në partneritet me, Kosovar Institutefor Policy Research and Developement (KIPRED), Balkan Investigative Reporting Network (BIRN), Security Policy Research Center (SPRC), Kosovo Center for Business Support (KCBS) dhe Democracy+ (D+).

Misioni dhe Vizioni i Konsorciumit.

Misioni i Konsorciumit është të promovojë angazhim dhe aktivizëm në ndërtimin e një komuniteti me aftësi rezistuese, dhe të kontribuojë drejt zvogëlimit të motivimeve dhe nxitjeve për radikalizëm që mund të shpien në ekstremizëm të dhunshëm. Kjo do të arrihet duke kanalizuar diskutimin publik drejt ndërtimit të aftësisë rezistuese, ngritjes së llogaridhënies tek institucionet publike dhe qeveritare (lokale dhe kombëtare), kapacitetet e tyre për fuqizimin e rinisë, dhe formësimin e ambientit shoqëror dhe qeveritar. Aktivitetet e programit të Konsorciumit janë të dizajnuara për të ndikuar pozitivisht tek ambienti i grupit të popullatës duke ndryshuar mendimet dhe sjelljet e rëndomta institucionale dhe shoqërore.