Më datë 2-4 korrik është përmbyllur seminari i tretë i Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të.
Theks të vecantë në seminar kishin temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjeratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.
Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.
Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center – ATRC përmes Resilient Community Programme