Punëtoria në Gjakovë

2 Maj, 2023
Slider image

Me 18 Maj 2022 PEN ka mbajtur punëtorinë e radhës mbi aktivizimin e strukturave rinore për komunat e rajonit të Gjakovës. Kjo punëtori ka për qëllim fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve rinore që do të shërbejë si hap i rëndësishëm për identifikimin e problemeve me të cilat përballen të rinjtë si dhe do të zgjeroj rrjetëzimin dhe aktivizimin rinor në komunitetin ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Resilient Community”, që përkrahet nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund. Projekti “Resilient Community‘’ zhvillohet në partneritet në mes katër organizatave, të udhëhequra nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.