Punëtori

2 Maj, 2023
Slider image

Ka përfunduar punëtoria dy ditore për draftimin e Udhëzimit Administrativ Nr.16/2004 për regjistrim të fëmijeve në klasë të parë. Gjatë kësaj punëtorie grupi punes i përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Drejtoritë Komunale Arsimore dhe Shoqata e Psikologëve Shkollorë ka rishikuar dhe më pas ka hartuar draft-udhëzimin për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë. Ky udhëzim tutje do ti nënshtrohet procedurave që parashihen me ligjet në fuqi.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Resilient Community”, i përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund. Projekti “Resilient Community‘’ zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave , të udhëhequra nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.