Kampi i 5-të “Boost” është organizuar gjatë datave 27-28 qershor 2022. Target ishin pjesëmarrës të moshës 16-22 vjec, nga komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut. Gjatë këtyre ditëve me të rinjët e komunave të regjionit të Pejës, është mësuar rreth aktvitizmit rinor dhe rëndësisë së fuqizimit të të rinjëve/rejave për të adresuar cështjet që lidhen me të ardhmen e tyre. Duke punuar në grupe, të rinjët propozuan kampanja dhe aktivitete se si ata duan t’i adresojnë dhe zgjidhin problematikat e identifikuara.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Resilient Community”, përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund.
Projekti “Resilient Community ‘’ zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave, të udhëhequra nga Advocacy Training & Resource Center – ATRC.