Punëtoritë për aktivizmin me të rinjët nga komunat e Mitrovicës, Vushtrisë dhe Skenderajit, janë mbajtur në datat 4-6 korrik. Gjatë punëtorisë janë analizuar në mënyrë kritike artikujt gazetaresk, lajmet e rrejshme, plagjiatura dhe të tjera. Gjithashtu, janë zhvilliuar ide dhe propozime se si të bëhet adresimi i problemve që të rinjët kanë në komunitetin e tyre. Ndërsa, ditën e fundit janë finalizuar artikujt e të rinjëve dhe janë vlerësuar nga mentorët.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Resilient Community”, përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund.
Projekti “Resilient Community ‘’ zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave, të udhëhequra nga Advocacy Training & Resource Center – ATRC.