Me datën 4 dhe 5 Korrik, 2019, është zhvilluar trajnimi për ndërmarrësi në komunën e Rahovecit, që është edhe trajnimi i dytë i mbajtur në kuadër të regjionit të Prizrenit. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 28 pjesëmarrës kryesisht të kategorisë së skemave të mirëqenjes sociale dhe punëkërkues. Ky trajnim u zhvillua me synim të ngritjes së kapaciteteve të punëkërkuesve dhe pesonave nën asistencë sociale në fushën e ndërmarrësisë përmes ligjërimit dhe mbajtjës së diskutimeve në gjetjën e ideve për ndërmarrësi, caktimin e qellimeve, dhe mundësitë e ndryshme për sigurimin e financimit të ideve. Poashtu, trajnimi në mënyrë të detajuar dhe me një pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve ka diskutuar edhe rreth zhvillimit të planeve për biznes, si dhe ndihmës që konsorciumi ‘’Për një komunitet të qëndrueshëm’’ mund të ua ofroj për shtyrjen përpara të ideve të tyre.