BIRN, si pjesë e projektit “Me demokraci pjesëmarrëse për një Kosovë pa radikalizëm” ka organizuar trajnimin “Format e ekstremizmit të dhunshëm dhe raportimi i rasteve terroriste”. Trajnimi u mbajt me studentët e fakultetit juridik “Kadri Zeka”.
Folësit e këtij trajnimi ishin Fikrije Fejzullahu, prokure e prokurorisë speciale dhe Kreshnik Gashi, autor i “Drejtësia në Kosovë”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’i pajis studentët me njohuri në format e luftimit te ekstremizmit të dhunshëm që shpien deri në terrorizëm, si dhe mënyrat për raportimin e këtyre rasteve.
Trajnimi iu ofroj studentëve mundësi diskutimi rreth përfshirjes së tanishme të rinisë në terrorizëm dhe grupe terroriste. Studentët gjithashtu mësuan si të parandalojnë raste terrorizmi.
Rreth 50 student/e morën pjese.
Studentët kishin mundësinë të flisnin me Fikrije Fejzullahun, prokure e prokurorisë speciale, e cila punon në hetimin e rasteve të tilla dhe parandalimin e tyre. Gjatë trajnimin studentët u informuan për raste speciale të gjykimeve terroriste, mënyrën se si sistemi i drejtësisë ndërhyri, si dhe mënyrën se si akuzohen te akuzuarit. Studentët gjithashtu kishin mundësinë të flisnin me Kreshnik Gashin, gazetar dhe autor i “Drejtësia në Kosovë”, i cili i informoj për menyrën e raportimit të këtyre rasteve, ndikimin e mediave në raportimin dhe interpretim të lajmeve, dhe mënyren se si këto raste duhen te raportohen dhe trajtohen. Gashi gjithashtu prezantoj disa raste të tilla dhe mënyrën se si mediat i raportuan.
Studentët kishin mundësi të bënin pyetje dhe te diskutonin raste specifike dhe mënyrat parandaluese.
Një debat u mbajt gjate trajnimit, në të cilin studentët ishin të interesuar në raste specifike dhe ndikim e tyre. Pyetjet ishin kryesisht të fokusuara në fillimin e hetimit të rasteve, përfundimin e tyre si dhe trajtimin e te akuzuarve pas mbarimit të dënimit.