Trajnim për ndermarrësi në komunën e Gjilanit

27 Shtator, 2019
Slider image

Me datën 19 dhe 20  Gusht , 2019, në Gjilan është mbajtur trajnimi i radhës për ndërmarrësi. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 44 pjesëmarrës ku kryesisht  kanë qenë persona të profilit të punëkërkuesve dhe me asistencë sociale. Në trajnim morrën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve lokale si drejtori i Qëndres për punë sociale zt. Mursel  Zymberi . Trajnimi për komunën Gjilanit kishte synimin e ngritjes së kapaciteteve të punë kerkuesve dhe personave nën asistencë sociale në fushën e ndërmarrësisë përmes diskutimeve në gjetjën e ideve për ndërmarrësi, caktimin e qëllimeve, dhe mundësitë e ndryshme për sigurimin e financimit të ideve. Poashtu, trajnimi në mënyrë të detajuar dhe me një pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve ka diskutuar edhe rreth zhvillimit të planeve për biznes.