Trajnim me Asambleistët e Kuvendit Komunal të Komunës së Shtimes

27 Shkurt, 2020
Slider image

Më 27 Shkurt, 2020, Security Policy Research Center ju bashkua mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të Komunës së Shtimes me trajnimin në kuadër të projektit “Resilient Communities”.

Eksperti I sigurisë, z.Agim Musliu, I njoftoi 21 pjesëmarrësit me tematikën e radikalizmit si fenomen shoqëror dhe histori, faktorët nxitës dhe parandalues,legjislacionin në fuqi si dhe mekanizmat shtetëror të cilët kanë rëndësi qenësore në implementimin e strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Me këtë aktivitet, SPRC përmbylli aktivitetet e planifikuara për Komunën e Shtimes, të cilat u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin, Kryesuesen e Kuvendit, znj.Medina Brahaj, dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës.