Më 29 Janar, 2020, SPRC-ja zhvilloi me sukses Trajnimin për anëtarët e asamblesë komunale të Komunës
së Mamushës, rajoni i Prizrenit. Ky aktivitet mblodhi dyzet e një pjesëmarrës, përfshirë anëtarët e
kuvendit, zyrtar komunal si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe NGO-ve.
Drejtori Ekzekutiv i SPRC-së, z.Xhabir Hamiti, bëri hapjen zyrtare të trajnimit me prezentimin e
përgjithshëm të objektivave të projektit, aktiviteteve, arsyetimin dhe relevancën e trajtimit të kësaj
tematike dhe rezultatet e pritura. Kurse, Kryesuesi i Kuvendit të Mamushës, z.Buyar Mazrek, e
konsideroi të mirë se ardhur trajnimin e asambleistëve, dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë komunal për
zhvillimin profesional dhe zgjerimin e njohurive e kuptimit të tematikës së radikalimit.
Pjesa kryesore e trajnimit u zhvillua nga eksperti i sigurisë, z.Agim Musliu, i cili very në dukje kontekstin
unik shoqëror të komuniteteve të cilat shfaqin qëndrueshmëri kundrejt fenomenit të radikalizmit, siç
është edhe Komuna e Mamushës, me një histori të pasur të diversitetit kulturor dhe religjioz.
Pjesëmarrësit u njohën me terminologjinë, definicionet dhe aspektet kulturore, religjioze e politike të
fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit që mund të shpije në terrorizëm, si dhe kornizën teorike të
faktorëve shtytës dhe mbrojtës që ndihmon në kontekstualizimin e problemit duke dhënë rekomandimet
e praktikave të dëshmuara në parandalim, ndërtim dhe mirëmbajtje të një komuniteti të qëndrueshëm
ndaj rreziqeve të radikalizmit.
Pjesa kryesore e trajnimit ju shkushtua shpjegimit të legjislacionit relevant
për parandalimin e radikalizmit në Kosovë dhe si asambleistët mund të përfitojnë nga kjo strukturë
ligjore e t’i kontribojnë mekanizmave integral të këtij legjislacioni, për ta mundësuar dhe
lehtësuar implementimin e tij në nivelin local.
Zyrtarët Komunal ishin shumë të interesuar për më shumë trajnime dhe aktivitete të ngjashme, dhe
SPRC planifikon që t’I përgjigjet pozitivisht këtyre kërkesave përmes bashkëpunimeve të ardhshme me
Komunën e Mamushës.