Trajnim me Asambleistët e Komunës së Dragashit

31 Janar, 2019
Slider image

Viti i dytë i Projektit: “Me Demokraci Pjesëmarrëse për një Kosovë pa radicalizëm” filloi me Trajnimin për Asambleistët e Komunës së Dragashit, 31/01/2019

Qëllimi i këtyre trajnimeve është ngritja e kapaciteteve tematike të pëfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin Komunal. Ky trajnim i kontriboi këtij qëllimi përmes prezentimeve të dy ekspertëve të sigurisë, z.Agim

Musliu, ekspert sigurie, dhe z.Florim Shatrolli, përfaqësues i Policisë.Në mesin e pjesëmarrësve, përveç asambleistëve komunal, ishin edhe përfaqësuesit komunal: z.Shaban Shabani, Kryetar I Komunës së Dragashit; z.Selami Saiti, Nënkryetar; z.Vloran Cenaj, Drejtor i Drejtorisë së Edukimit; z.Lirim Hajredini, Drejtor I Drejtorisë për Rini dhe Sport, si dhe, z.Valon Shabani, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi , Financa dhe Zhvillim. Prezentimet mbuluan koncepte e tematika të ndryshme teorike të identifikimit të hershëm dhe parandalimit të radikalzimit të dhunshëm, me vëmendje të veçantë në rolin e Edukimit dhe Mediave si lehtësuese të ndërtimit të një komuniteti rezistent ndaj ideologjive dhe keqinterpretimeve me ndikim negativ, sidomos tek të rinjët.

Asambleistët u informuan për rolin dhe punën e organeve të Sigurisë në fazën e parandalimit, adresimit të rasteve dhe risocializmit të personave që mund të jenë përballur me ligjin si pasojë e radikalizmit.

Pjesëmarrësit adresuan dhe morrën përgjigje për çështje si privatësia dhe mbrojtja e dëshmitarëve dhe trajtimi e risocializimi i personave në procese gjyqësore, dhe mësuan për rolin e tyre për bashkëpunim me autoritetet lokale dhe institucionet e nivelit qëndëror për adresimin dhe trajtimin e kësaj tematike.