BIRN, me 30 tetor 2019, ka publikuar artikullin e titualluar “Takimi i mësuesit me fëmijë Kosovarë të kthyer nga Siria e Iraku”.
Qëllimi i këtij hulumtimi është për të kuptuar përvojën e mësuesit (emri i të cilit mbetet anonim) me shtatë (7) studentët e tij, të cilët janë fëmijë të kthyer nga luftërat e huaja, dhe rolin e mësuesit në integrimin e tyre. Për më tepër, qëllimi i BIRN ishte të zbulonte nëse aktivitetet verore të synuara për fëmijët e kthyer kanë ndikuar në procesin e riocializimit dhe integrimit të tyre.
Për qëllim të këtij artikulli, ekipi i BIRN ka realizuar tre intervista. Pjesa e parë e artikullit përfshin intervistën me mësuesin, pjesa e dytë mbulon intervistën me Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mensur Hoti, dhe pjesa e tretë mbulon intervistën me psikiatren – Valbona Tafilaj, e cila është gjithashtu koordinatore për kthimin e grave dhe fëmijëve nga Siria.
Sipas mësuesit që mëson 7 nga 74 fëmijët e kthyer nga luftërat në Siri dhe Irak, duke ikur nga kampi në kamp, rreziku i mbijetesës, bombat, granatat, armët dhe tanket, nuk jau humbur fëmijëve të kthyer ndjenjën e dhënies së dashurisë. Fëmijët i përkasin grupmoshës 9-14 vjeç. Për gazetën “Jeta ne Kosovë”, mësuesi thekson se sfidat me të cilat përballen fëmijët përfshijnë ngacmimet dhe sharjet sepse ata kanë qenë pjesë e luftërave të huaja me familjet e tyre. “Për ta në të ardhmen ka me mbet një kujtim i hidhur por këta fëmijë do të ecin përpara”, shton mësuesi. Për qëllim të këtij hulumtimi, mësuesi flet edhe për aktivitetet e mbajtura gjatë verës për të cilat ai thotë se gjëja e parë që fëmijët përmendën kur ata filluan shkollë ishin aktivitete verore.
Lidhur me aktivitetet Mensur Hoti, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme pohoi se në rast se “nëse fëmija mbetet pa përkujdesje i kemi punëtorët social që janë persona kyç në këtë proces dhe varësisht nga ligjet do të vazhdohet tutje edhe me ta, në raste specifike do të ketë ndonjë i afërm që dëshiron të kujdeset për të, në rast më të keq edhe qendrat e caktuara për përkujdesjen e fëmijëve”.
When interviewed, the psychiatrist Valbona Tafija – coordinator for the return of women and children from Syria, said that “the organic condition has been stable, however it is known that with the change of climate and country, there are many problems that are psychologically manageable, it is obvious that they were in a place where there was war, we have children who have experienced trauma but many psychiatrists and psychologists have worked with them”.
Kur u intervistua, psikiatrja Valbona Tafija – koordinatore për kthimin e grave dhe fëmijëve nga Siria, tha se “Prej kthimit të fëmijëve dhe grave ne jemi marrë në aspektin e shëndetit mendor. Gjegjësisht me trajtimin e fëmijëve është marrë reparti i psikiatrisë së fëmijëve por kanë punuar shumë psikiatra dhe psikolo ”.