Sfida e integrimit në arsim për fëmijët e rikthyer nga Siria

4 Korrik, 2019

Më 3 korrik 2019, BIRN publikoi një artikull të titulluar “Sfida e integrimit në arsim për fëmijët e rikthyer nga Siria”. Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë se si Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, komunat dhe institucionet e tjera përkatëse po merren me integrimin e fëmijëve të kthyer në sistemin arsimor.

Ekipi i BIRN është takuar dhe ka komunikuar në mënyrë diskrete me nënat e kthyera nga luftërat e huaja në Siri dhe Irak, familjarët e të kthyerve, një avokat që mbron njërën prej grave të kthyera, Blerat Shyqeriu, dhe zyrtarë nga MASHT-i.

“Klientja ime ka pesë fëmijë por një fëmijë e ka 14 vjeçare janë do mosha të cilat ju ka ikur një tempo më i madh dhe tani deri sa të vendoset në çfarë klase me shku ende nuk është vendosur”- theksoi Blerat Shyqeriu.

Sipas MASHT-it, nga 74 fëmijët e kthyer, 24 prej tyre janë në nivelin e klasës parashkollore, ndërsa për të integruar pjesën tjetër ata do të aplikojnë format e mësimit të përshpejtuar, i cili bazohet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe udhëzimet administrative Nr 12/2014.

Sfida e integrimit në arsim për fëmijët e rikthyer nga Siria