Punëtori: Radikalizmi online

12 Shkurt, 2020
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka organizuar një punëtori një ditore me të rinj të Ferizajt për të biseduar por edhe prezantuar lidhur me rreziqet që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm online apo përmes internetit, me fokus të veçant në rrjetet sociale. Në këtë punëtori është diskutuar ndikimi që ka interneti në radikalizimin e të rinjve, përdorimi i duhur i tij dhe se si duhet ata të veprojnë kur hasin në informacione apo materiale propaganduese. Në punëtori para se të bëhet prezantimi, pjesëmarrësve u është ofruar për ta plotësuar një pyetësor se çka ata mendojnë për rolin e rrjeteve sociale dhe platformave tjera në radikalizimin e të rinjve, gjithashtu i njëjti pyetësor është plotësuar nga ana e tyre në fund të prezantimit për të kuptuar më mirë ndikimin që prezantimi ka pasur në informimin e tyre.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 22 të rinj (17F dhe 5M) të moshave 15-25.