Punëtori me Këshillin për Siguri në Bashkësi, Komuna e Prizrenit

13 Shkurt, 2020
Slider image

Më 13 Shkurt, 2020, Security Policy Research Center (SPRC) iu bashkangjit mbledhjes së rregullt të Këshillit për siguri në bashkësi, në Komunën e Prizrenit, për të realizuar prezentimin e dedikuar për këtë këshill, në përbërje të 24 anëtarëve, në kuadër të projektit “Resilient Communities”.

Duke ju falënderuar bashkëpunimit të Komunës, Kryetarit, z.Mytaher Haskuka, Kordinatorit, z.Idaim Kryeziu dhe zyrtarve tjerë përgjegjës, para anëtarëve të KKSB-së, zyrtarve të tjerë komunal, KFOR-it dhe të pranishmëve të tjerë, hapjen e prezentimit e bëri z.Xhabir Hamiti, Drejtor i SPRC-së, kurse eksperti i sigurisë z.Agim Musliu, prezentoi një përmbledhje tematike të fenomenit të radikalizmit, duke filluar nga nocionet dhe konceptet kryesore, zhvillimi historik dhe relevanca konstektuale e këtyre zhvillimeve me ato në Kosovë, legjislacionin përkatës në nivelin qëndor dhe rolin e mekanizmave përcjelles në implementimin e strategjisë dhe përpjekjeve shumë-dimenzionale për parandalim të radikalizmit dhe ekstremizmit që shpije në terrorizim.

Të pranishmit shprehen interesim për t’u informuar rreth angazhimit të nivelit qëndror dhe bashkëpunimin me OJQ-të e instutucionet tjera të përfshira në këtë kauzë, dhe shprehen dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin dhe përsëritjen e prezentimit në një të ardhme të afërt, për t’i dhënë mundësinë zhvillimit të një diskutimi më të gjerë në lidhje me këtë tematikë.