Më 20 Shkurt , 2020, Security Policy Research Center (SRPC) vazhdoi implementimin e aktiviteteve, në kuadër të projektit “Resilient Communities” duke ju bashkuar mbledhjes së rregullt të Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Shtimes. Para pjesëmarrësve prezent, 16 anëtarë të Këshillit, Kryesuesit z.Rrahman Jakupi, Kordinatorit z.Gazmend Ademaj dhe zyrtarve të tjerë, prezentoi z.Agim Musliu, ekspert i angazhuar për të trajtuar tematikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që mund të shpije në terrorizëm.
SPRC, si pjesë e këtij takimi, kishte rastin të informohet dhe familjarizohet me raportimet, rrjedhën e punës dhe Planin vjetor të KKSB-së për Komunën e Shtimes, kurse anëtarët e Këshillit u njoftuan me një shtjellim të gjerësishim tematik mbi aspektet teorike, legjislacionin dhe relevancën kontekstuale të fenomenit të radikalizmit në Kosovë.
Prezentuesit dhe KKSB u pajtuan se, pavarësisht se nga Komuna e Shtimes njihet vetëm një rast i pjesëmarrjes në rajone konfliktuoze të prekura nga ky fenomen, siç është Siria, trajnimet dhe aktivitete që zgjerojnë njohuritë mbi fenomenin dhe legjislacionin shtetëror për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm janë të mirë se ardhura dhe mund të shërbejnë si masa parandaluese.
SPRC do të vazhdoi aktivitetin e radhës në Komunën e Shtimes me Anëtarët e Kuvendit Komunal.