Punëtori mbi rreziqet që mund të vijnë nga radikalizmi online

31 Maj, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka organizuar një punëtori një ditore me të rinj në Gjilan për të biseduar por edhe prezantuar lidhur me rreziqet që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Në këtë punëtori gjithashtu është diskutuar ndikimi që ka interneti në radikalizimin e të rinjve, përdorimi i duhur i tij dhe se si duhet ata të veprojnë kur hasin në informacione apo materiale propaganduese. Fillimisht pjesëmarrësve u është ofruar një pyetësor për të testuar njohuritë e dhe mendimin e tyre mbi ndikimin e internetit në radikalizim apo radikalizmin online. I njëjti pyetësor është plotësuar nga ana e tyre në fund të prezantimit për të kuptuar më mirë ndikimin që prezantimi ka pasur në informimin e tyre. Punëtoria është përcjellur me tregime të ndryshme nga të rinjtë mbi rastet që kanë hasur ata tek shokët apo të afërmit e tyre. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 19 të rinj (9F dhe 10M) të moshave 15-25 vjeç.