Demokraci Plus (D+) ka organizuar një punëtori një ditore me të rinj të Mitrovicës për të biseduar por edhe prezentuar lidhur me rreziqet që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm online apo përmes internetit me fokus të veqant në rrjetet sociale. Në këtë punëtori është diskutuar ndikimi që ka interneti në radikalizimin e të rinjëve, përdorimi i duhur i tij dhe se si duhet ata të veprojnë kur hasin në informacione apo materiale propoganduese. Në fillim të punëtorisë, pjesëmarrësve u është ofruar një pyetësor se çka ata mendojnë për rolin e rrjetëve sociale dhe platformave tjera në radikalizimin e të rinjëve, gjithashtu i njejti pyetësor është plotësuar edhe në fund të prezentimit për të kuptuar më mirë ndikimin që prezentimi ka pasur në informimin më të mirë të tyre. Gjatë diskutimit, është ofruar edhe një video e shkurtër që adreson kryesisht të menduarit kritik për atë që ata shohin dhe lexojnë në media respektivisht në rrjete sociale. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 19 të rinj (12F dhe 7M) të moshave 15-25 vjeç.