Publikimi i raportit: Kosova si një akter racional në shoqërin ndërkombetare

2 Tetor, 2022
Slider image

Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke nxjerr këto përfundime:

  • Në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, Kosova është demonstruar si akter racional, duke marrë përgjegjësinë për riatdhesimin dhe riintegrimin e qytetarëve të saj nga zonat;
  • Institucionet e Kosovës kanë treguar kapacitet për të marrë përsipër dhe për të përmbushur angazhimet globale që kontribuojnë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;
  • Kosova gëzon tolerancë fetare por raportimi i mediave ndërkombëtare ka krijuar përshtypjen se vendi është i rrënuar nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi;
  • Tutje, Kosova ka identifikuar edhe radikalizimin etno-politik si të dëmshëm për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e tij.

Ky publikim është pjesë e Programit të Komunitetit të Qëndrueshëm të Konsorciumit të OJQ-ve (Advocacy Training and Resource Center – ATRC, BIRN, PEN dhe PIPS) i zbatuar përmes GCERF, i mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Holandës.