Prezantim: Mendimi Kritik dhe Siguria në Internet

19 Prill, 2019
Slider image

Demokracia Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazi “Zenel Hajdini” në komunën e Gjilanit. Prezantimi ka të bëjë me të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, duke përfshirë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim kanë shfaqur interesim të madh për të diskutuar rreth përmbajtjes së këtyre dy temave dhe ishin të përfshirë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Përveç kësaj, ata theksuan gjithashtu se të dy temat mungojnë në kurrikulat e tyre shkollore. Gjithsejt 30 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (10F dhe 20M) të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.