Demokraci Plus (D+) ka organizuar një prezantim me nxënës të shkollës së mesme “17 Shkurti” në Obiliq lidhur me rreziqet që vijnë nga dukuri negative përfshirë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Prezantimi është përqëndruar në sigurinë në internet dhe mendimin kritik si mënyra të parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjët. Gjatë diskutimeve dhe pas prezantimit, pjesëmarrësit ndanë me ne po ashtu përvojat e tyre në atë se për çfarë e përdorin më shumë internetin. Nxënësit theksuan nevojën qe tema të tilla të përfshihen ne gjenerata më të reja që pastaj, në moshën e tyre të jenë më të përgatitur dhe informuar se si duhet të veprojnë ndaj dukurive negative. Pjesëmarrësit kanë qenë nxënës të klasave 10, 11 dhe 12, të moshave nga 15 deri në 17 vjeç, në total 28 nxënës (23F dhe 5M).