Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme teknike “Fan S. Noli” në komunën e Podujevës. Prezantimi është fokusuar në të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, në mënyrë të veçant radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Përveç kësaj, ata theksuan gjithashtu se të dy temat mungojnë dukshëm në kurrikulat e tyre shkollore.
Gjithsejt 15 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (9F dhe 6M), të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.