Prezantim mbi Mendimin Kritik dhe Sigurinë në Internet

25 Prill, 2019
Slider image

Demokracia Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” në komunën e Ferizajt. Prezantimi është fokusuar në të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, në mënyrë të veçantë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim kanë treguar interesim të madh për të diskutuar rreth përmbajtjes dhe u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Përveç kësaj, ata theksuan gjithashtu se të dy temat mungojnë në kurrikulat e tyre shkollore dhe në diskutim e sipër me ta vërehet një mungesë e njohurive bazë mbi këto dy tema. Gjithsejt 41 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (29F dhe 12M) të viteve të ndryshme: 10, 11 dhe 12, të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.