Prezantim lidhur me Mendimin Kritik dhe Sigurinë në Internet

20 Maj, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme gjimnazi “Eqrem Çabej” në komunën e Vushtrris. Prezantimi është fokusuar në të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, në mënyrë të veçantë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim kanë treguar interesim të madh për të diskutuar rreth përmbajtjes dhe u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Gjithsejt 53 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (39F dhe 14M) të viteve të ndryshme: 10, 11 dhe 12, të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.