Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një prezantim me të rinj në shkollën fillore dhe të mesme “Zenit”, Prishtinë. Prezantimi është bërë mbi udhëzuesin që D+ ka lansuar në parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar për mënyrën se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë online si dhe në përmbajtjen e tij. Për të pranishmit në prezantim, ishte mjaft interesant përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online.
Gjithsejt 16 pjesëmarrës morën pjesë në këtë prezantim (8F dhe 8M).