Prezantim i “Udhëzuesit mbi parandalimin e radikalizmit të dhunshëm”

16 Tetor, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një prezantim me të rinj në shkollën e mesme Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Vushtrri. Prezantimi është bërë mbi udhëzuesin që D+ ka lansuar në parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar për mënyrën se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë online si dhe në përmbajtjen e tij. Për të pranishmit në prezantim, prindër dhe nxënës, ishte mjaft interesant përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online. Pjesëmarrësit po ashtu shfaqen gatishmërinë qe këtë platformë të ndajnë edhe me të rijnë tjerë te kësaj komune.

Të pranishëm në prezantim gjithsejt 30 pjesëmarrës (16F dhe 14M).