Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një prezantim me të rinj në shkollën e mesme Gjimnazi “Kuvendi Lezhës”, Viti ku kanë marrë pjesë edhe mësimdhënës/prindër të shkollës. Prezantimi është bërë mbi udhëzuesin që D+ ka lansuar në parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar për mënyrën se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë online si dhe në përmbajtjen e tij. Për të pranishmit në prezantim, ishte mjaft interesant përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online. Gjithashtu pjesëmarrësit shfaqen gatishmërinë qe këtë platformë të ndajnë edhe me të rijnë tjerë te kësaj komune.
Gjithsejt 35 pjesëmarrës morën pjesë në këtë prezantim (28F dhe 7M).