Prezantim i “Udhëzuesit mbi parandalimin e radikalizmit të dhunshëm”

24 Qershor, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një prezantim me të rinj në Qendren Rinore “Hareja” në Vushtrri. Prezantimi është bërë mbi udhëzuesin që D+ ka zhvilluar dhe lansuar mbi parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar për mënyrën se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë online si dhe për përmbajtjën e tij. Për të rinjtë e pranishëm në prezantim, ishte mjaft e dobishme përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online. Ideja e prezantimit ka qenë edhe mundësia që Qendra Rinore ta ndajë këtë prezantim dhe vetë udhëzuesin me të rinj tjerë në aktivitetet tjera që ka qendra me të rinjtë në këtë komunë. Gjithsejt 11 pjesëmarrës morën pjesë në këtë prezantim (8F dhe 3M).