Prezantim i “Udhëzuesit mbi parandalimin e radikalizmit të dhunshëm”

20 Qershor, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një prezantim me të rinj në Qendren Rinore në Obiliq, ku të pranishëm kishte edhe prindër. Prezantimi ka të bëjë me udhëzuesin që D+ ka zhvilluar dhe lansuar mbi parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar për mënyrën se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë si dhe për përmbajtën e tij. Për nxënësit dhe prindërit e pranishëm në p
rezantim, struktura dhe përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe lehtësia në përdorimin e tij është vlerësuar shumë pozitivisht. Qendra përkatëse dhe të rinjët do t’a përdorin udhëzuesin dhe po ashtu do ta shpërndajnë atë edhe tek të rinjtë tjerë sidomos në aktivitetet tjera pasuese që qendra do të organizojë me të rinj. Gjithsejt 13 pjesëmarrës morën pjesë në këtë prezantim (10F dhe 3M).