BIRN publikoi një artikull më 3 shtator 2019 të titualluar “Pendimi i Kosovares për rrugëtimin për në Siri”. Qëllimi i këtij artikulli ishte të informojë publikun se ka të kthyer kosovarë që janë penduar vendimin e tyre për t’iu bashkangjitur luftërave të huaja në Siri.
Ky artikull citon deklaratën e Merita Aliut kur ajo u dërgua në gjykatë duke thënë: “E pranoj fajësinë dhe jam penduar shumë. Prej fillimit kur jam ardh kam thënë që jam penduar, nëse e kisha kthy kohën nuk do ta bëja kurrë këtë gabim”.