Mendimi Kritik dhe Siguria në Internet

24 Tetor, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” në komunën e Podujevës. Prezantimi është përqendruar në të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, me fokus të veçant radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit.

Gjithsejt 27 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (18F dhe 9M), të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.