Demokracia Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazi “Naim Frashëri” në komunën e Shtimës. Prezantimi ka të bëjë me të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, duke përfshirë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim kanë shfaqur interesim të madh për të diskutuar rreth përmbajtjes së këtyre dy temave dhe ishin të përfshirë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Përveç kësaj, ata theksuan gjithashtu se njohuritë e tyre në këto dy tema ishin të vogla dhe se të dy këto tema mungojnë në kurrikulat e tyre shkollore. Gjithsejt 37 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (20F dhe 17M), të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.