Mendimi Kritik dhe Siguria në Internet

18 Prill, 2019
Slider image

Demokracia Plus (D+) ka organizuar një prezantim me nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në komunën e Vitisë. Prezantimi ka të bëjë me të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, me fokus të veçant në radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Në prezantim është diskutuar për ndikimin që ka interneti në radikalizimin e të rinjve dhe përdorimi i duhur dhe sa më i sigurt i tij. Gjithashtu është diskutuar edhe roli i mendimit kritik në vetdisimin e të rinjve mbi rreziqet që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Nga ky prezantim dhe gjatë diskutimit me nxënës ka dal që temat si: Siguria në Internet veçanërisht Mendimi Kritik mungojnë dukshëm në kurrikulat e tyre mësimore. Në këtë prezantim të pranishëm ishin gjithsej 34 nxënës (25F dhe 9M) të moshave nga 15 deri 17 vjeç.