BIRN, me 7 Shtator 2019, ka publikuar artikullin e titulluar “Kosova përballet me sfidën e riintegrimit të familjeve të luftëtarëve të ISIS”. Për qëllim të këtij artikulli, anëtarët e familjeve së fëmijëve të rikthyer nga Siria dhe Iraku, zyrtarë qeveritarë dhe psikologët që merreshin me rastet e fëmijëve të rikthyer u intervistuan.
Ky artikull ka pasur për qëllim që të tregoj pasojat e ekstremizmit të dhunshëm. Siç portretizohet në artikull, rezultat i bashkangjitjes së individëve në organizata terroriste nuk është vetëm radikalizmi, mirëpo pasojat e një akti të tillë kanë ndikim në një zinxhir individësh duke përfshirë kryesisht anëtarët e familjes së tyre.
Ky artikull ka të bëjë me katër fëmijët e Qamiles, e cila vdiq në Siri.
Qamilja kishte 4 fëmijë, 2 me Besimin [vdiq në 2014 në luftërat e huaja në Lindje të Mesme] dhe 2 me Skenderin [luftëtar i ISIS-it]. Dy fëmijët që ajo kishte me Besimin tani janë duke jetuar me xhaxhain e tyre, Zenelin, në Mitrovicë, dhe dy fëmijët e tjerë që ajo i kishte me Skenderin po jetojnë me gjyshërit e tyre në Ferizaj.
Babai i Skenderit shprehi ndjenjat e tij lidhur me ndarjen e fëmijëve duke thënë “ishte një moment i vështirë duke parë ata të ndara nga njëri-tjetri. Ata ishin fëmijë të humbur dhe rastësisht të gjetur nga dikush. Ata ishin të frikësuar, pa prindër, pa dokumente. Unë kurrë nuk do t’i harroj klithmat e tyre “.
Nga intervistat me anëtarët e familjeve të fëmijëve të rikthyer, sfida kryesore mbetet mungesa e fondeve. Mensur Hoti, një zyrtar nga sektori i sigurisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha për BIRN se qeveria e Kosovës ka një plan strategjik për integrimin e të rikthyerve dhe kjo strategji përbëhet nga të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë shoqëritë civile dhe Këshillin Islamik të Kosovës. Lidhur me ri-integrimin e fëmijëve të kthyer, Sanije Mehmet, predikuese femër Islamike, pohoi se “Do të jetë një sfidë të sigurohet një mesazh më ndryshe për ta…Kanë kaluar shumë vite që kur u larguan ndërkohë disa prej tyre u lindën dhe u rritën nën rregullat e ISIS”.