BIRN me 31 korrik 2019 ka publikuar artikullin e titulluar “Kosova pa plane të reagimit kolektiv në emergjenca”.
Ky artikull përfshin hulumtimin e BIRN në lidhje me reagimet kolektive ndaj sulmeve terroriste dhe rezultati ishte se ato mbeten të panjohura në Kosovë. Planet e Menaxhimit të Emergjencave janë një kërkesë për qeverisjen lokale, megjithatë ato kanë mbetur të pazbatuara. Edhe pse Kosova deri më tani nuk ka përjetuar ndonjë sulm me qëllime terroriste, prokuroria e shtetit ka arritur të gjejë plane për sulm dhe rrezik potencial që Kosova mund të jetë një shënjestër për sulme masive terroriste. Dosja e prokurorisë së shtetit e cila përshkruan planet e grupeve të lidhura me ISIS-in solli prova në lidhje me planet konkrete për kryerjen e sulmeve të cilat janë parandaluar. Kërkesa e ekipit të BIRN për të kërkuar informacione lidhur me reagimet kolektive në raste urgjente është dërguar në 10 komuna. Nga kjo kërkesë kemi kuptuar se asnjë komunë nuk ka një plan emergjence në reagim ndaj sulmeve terroriste, përveç Ferizajit dhe Prishtinës të cilat kanë plan operacional kontingjent në raste të rrezikut nga vërshimet.
Pas tërmeteve që shkatërruan qytetin e Durrësit në Shqipëri ndërsa efektet e tij ishin ndjerë edhe në Kosovë, ky hetim u sollë në diskutimet në lidhje me sigurinë publike dhe planet e reagimit.