Me datën 6 tetor, 2018, u mbajt konferenca rajonale “Profilet Socio-Ekonomike të Komunave të Rajonit të Ferizajit”, organizuar nga KIPRED me përfaqësues nga asambletë komunale të Ferizajit, Kaçanikut, Hani I Elezit, Shtimës dhe Shtërpcës. Morën pjesë edhe OJQ të ndryshme rajonale. Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet e hulumtimit të KIPRED “Komunat e rajonit te Ferizajit: Profilet Socio-Ekonomike”. Këto gjetje si qëllim kishin fillimin e një debati publik, dhe ndihmimin e vendimmarrësve komunal dhe kombëtar në formimin dhe implementimin e politikave që do adresojnë rininë, me fokus moshat 15-29 vjeç.