BIRN, me 27 korrik 2019, ka publikuar artikullin e titulluar “Jeta e grave nga kampet e ISIS në burgun shtëpiak të Kosovës”.
Fokusi i këtij artikulli është përshkrimi i jetës së grave nga kampet e ISIS të cilat mbahen në arrest shtëpiak. Për qëllim të këtij hetimi, ekipi i BIRN ka intervistuar një prokuror, tri gra të rikthyera (nga Gjilani, Prishtina, dhe Vitia), gjyshërit e dy fëmijëve të rikthyer prindërit e të cilëve kanë vdekur në luftërat e huaja, drejtorin e qendrës për punë sociale, zyratrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe një arsimar.
32 nga 74 të rikthyer në prill janë gra. Sipas intervistës me prokurorin e Gjykatës Speciale, Sylë Hoxha, ata nuk kanë menaxhuar të specifikojnë gratë që kanë qenë të involvuara në akte terroriste. Gjatë intervistës me gratë, sfidat dhe brengat kryesore më të cilat ato ballafaqohen janë 1) vështirësia për të marrë ndihmesë sociale pasiqë ato duhet të jenë fizikisht prezente në zyrat komunale për të marrë dokumentet personale; 2) mungesa e aktiviteteve ekstra-kurrikulare për fëmijët e tyre; dhe 3) mungesa e fondeve pë të rikthyerit që jetojnë me prindërit e tyre.
Përderisa drejtori i Qendrë për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka thënë që gratë e rikthyera nuk kanë nevojë të jenë prezente fizikisht për të aplikuar për dokumente personale përderisa janë në arrest shtëpiak, sepse Ministria e Punëve të Brendshme do t’i asistoj ato.
BIRN ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mirëpo nuk ka marrë përgjigje.