Me 30 gusht 2019 BIRN publikoi artikullin e titulluar “Fëmijët e kthyer nga Siria takohen me realitetin kosovar”. Ky artikull trajton çështjen e kthimit të fëmijëve dhe është në lidhje me monitorimin e aktiviteteve nga BIRN me fëmijët që u kthyen nga luftërat e huaja në Siri dhe Irak para se të fillonin vitin shkollor me 2 Shtator. Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Brendshme, dhe është financuar nga Ambasada Britanike.
Qëllimi i këtij artikulli është të përshkruajë rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në aktivitete edukative dhe jashtëshkollore për de-radikalizim. 38 nga 74 fëmijët e rikthyer fillojnë shkollimin në shtator. Këta fëmijë janë nga Klina, Prishtina, Suhareka, Lipjani, Gjilani, dhe Ferizaji. 9 fëmijë janë mbi moshën 4 vjeç dhe do të regjistrohen në shkollën fillore në formatin formal dhe joformal. 2 fëmijë mbi moshën 16 vjeç do të ndjekin arsimin joformal.
Ky artikull përshkruan se si fëmijët vërtetuan gjatë aktiviteteve të tyre se ata nuk kishin asnjë informacion në lidhje me botën e jashtme, pasi ata nuk dinin pamjet dhe emrat e kafshëve të ndryshme, pajisjet teknologjike dhe lodrat. Fëmijët u dërguan në shesh lojërash në Millenium në Ferizaj, Vali Ranch në Gjilan dhe në Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë. Gjatë një aktiviteti në Gërmi, fëmijëve iu kërkua të shprehin dëshirat dhe nevojat e tyre përmes vizatimeve. Ekipi ynë ka folur me fëmijët ndërsa vizatojnë në vizatimet e tyre. Në vizatimet e tyre, disa kanë vizatuar armë, tanke, vetura dhe njerëz që i takuan pasi u kthyen në Kosovë. Aktivitetet u zhvilluan me praninë e policisë civile për qëllime të sigurisë.