BIRN, me 2 nëntor 2019, ka publikuar artikullin e titulluar “Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën në luftën kundër terrorizmit”. Ky artikull përfshin hulumtimin e BIRN mbi përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Përmes këtij artikulli lexuesi informohen në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Kosovën për luftën kundër terrorizmit. Në këtë raport, institucionet e Kosovës vlerësohen për punën që kanë bërë për kthimin e kosovarëve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Në këtë raport thuhet se Kosova ka zhvilluar tre strategji kundër terrorizmit dhe një plan veprimi.
The President of Kosovo, Hashim Thaqi, reacted to this report, expressing the joy that Kosovo is lauded by the US state department “pleased with the fact that Kosovo is again lauded in the US report on terrorism in 2018, as a state that has cooperated with the US – in the fight against terrorism and extremism, and is valued as a member of the global coalition against ISIS. The Kosovo chapter counts the achievements of all agencies, the judiciary, the Kosovo police, the Ministry of Justice, but also KFOR and EULEX, praising their co-operation in maintaining peace and security in Kosovo “adding that” Kosovo will fight radicalism, extremism and terrorism of any form without compromise. We are equal partners of our allies and contributors to peace and security in the region and beyond. ”
Këtij raporti i është gëzuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Më gëzon fakti që Kosova sërish lavdërohet në raportin e Departamentit të Shtetit për terrorizmin në vitin 2018, si shtet që ka bashkëpunuar me SHBA-në në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësohet si anëtare e Koalicionit Global kundër ISIS-it. Kapitulli për Kosovën numëron të arriturat e të gjitha agjencive, gjyqësorit, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të KFOR-it dhe EULEX-it, duke vlerësuar bashkëpunimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë” ka shkruar ai.