BIRN mbanë trajnim për raportim të ekstremizmit të dhunshëm

10 Dhjetor, 2019
Slider image

Me 10 dhjetor, 17 gazetarë nga media lokale të Kosovës kanë marrë pjesë në trajnim me temë “raportimi i rasteve të dhunshmë”. Ky trajnim ka qenë i organizuar nga BIRN Kosova dhe është mbajtë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Trajnimi ka qenë i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë e mbuluar nga Fatos Makolli- koordinatori nacional kundër terrorizmit, dhe pjesa e dytë nga Kreshnik Gashi- autor i Drejtësia në Kosovë.

Makolli ka theksuar se si ideologjia radikale Islamike është shpërndarë në Kosovë, dhe roli i qeverisë së Kosovës dhe Shoqërisë Civile në ri-integrimin e të rikthyerve, dhe rëndësinë e medias në raportimin e përgjegjshëm të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm.

Ai ka sygjeruar që media të vazhdojë të punoj më institucionet publike, jo vetëm për të marrë informata dhe për t’i shpërndarë ato, mirëpo për të qenë partner. Makolli shkurtimisht ka spjeguar dështimin e organizatave ndërkombëtare në zgjidhjen e problemit të radikalizimit, duke fajësuar preokupimin e tyre me problemet ndër etnike.

Sipas Makollit, projekti më i sukseshëm për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ka qenë antarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, pasi që ka ofruar një perspektivë të re për rininë Kosovare. Për Makollin, parandalimi i radikalizmit poashtu nënkupton promovimi i vlerave që përfshijnë tolerancën dhe diversitetin.

Gashi është angazhuar në bisedë më të thelluar me pjesëmarrësit dhe iu ka ofruar teknika për raportimin e saktë dhe preciz të rasteve të dhunshme, përderisa mbronë publikun nga trauma dhe frika e pa nevojshme. Ai më pas e ka cekur që raportimi nuk duhet të përmbajë lajme të rreme dhe të pa konfirmuar në asnjë mënyrë.