Me 28 tetor, 21 studentë nga komuna e Ferizajit kan marrë pjesë në trajnimin raportues mbi ligjin për media dhe mbrojtja nga aktet ekstreme në media, organizuar nga BIRN Kosova.
Trajnimi është mbajtur në kolegjin AAB në Ferizaj.
Trajnimi ka qenë i ndarë në dy sesione, një i udhëhequr nga Drita Hajdari- prokurore speciale, dhe sesioni i dytë është udhëhequr nga Kreshnik Gashi, autor i emisionit Drejtësia në Kosovë.
Hajdari ka përshkruar historinë e ekstremizmit Islamik ndër vite dhe se si ideologjia ekstremiste Islamike ka arritur në Kosovë. Ajo më tutje ka shpjeguar strategjinë kombëtare të Kosovës 2015-2020 dhe se si gjykata vazhdon të punoj brenda kornizës së strategjisë kombëtare për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me rini në raportimin e rasteve të dyshuara për radikalizëm, dhe rendësinë e bashkëpunimit rajonal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Gashi është angazhuar në bisedë më të thëlluar me pjesëmarrësit dhe ka adresuar pyetjet mbi radikalizmin përmes rrjeteve sociale, monitorimin e debateve në rrjete sociale, dhe metodat e raportimit të rasteve të terrorizmit.
Sipas Gashit, në mënyrë që të parandalojmë radikalizmin debate në rrjete sociale rreth ideologjive ekstremiste duhet të organizohen në mënyrë që të prodhojmë kundër-narrativ të ekstremizmit. Mirëpo, debati nuk duhet të përmbajë lajme të rreme ose të pa konfirmuar në asnjë mënyrë.