Me 21 nëntor, 36 studentë kanë marrë pjesë në trajnimin raportues mbi ligjin për media dhe mbrojtja ndaj akteve ekstreme në rrjete sociale, organizuar nga BIRN Kosova.
Trajnimi është mbajtur në Universitet të Mitrovicës.
Trajnimi ka qenë i ndarë në dy sesione, të dyjat të mbuluara nga Kreshnik Gashi, autor i emisionit Drejtësia në Kosovë.
Gjatë këtyre dy sesioneve, Gashi ka adresuar pasojat e ekstremizmit të dhunshëm, ligji mbi media, procesi i radikalizmit përmes rrjeteve sociale, dhe metodat e raportimit të rasteve të terrorizmit. Në këtë trajnim, Gashi ka theksuar rolin e lajmeve të rreme në procesin e radikalizmit.
Sipas Gashit, në mënyrë që radikalizmi të parandalohet, është e rendësishme që debate rreth ideologjive ekstreme të organizohen. Mirëpo, debatet nuk duhet të përmbajnë informata të rreme ose të pa konfirmuar pasi që ato dezinformojnë popullatën.