BIRN Kosovo mban trajnim për parandalim të ekstremizmit te dhunshëm

10 Dhjetor, 2018
Slider image

BIRN Kosovo mban trajnim për parandalim të ekstremizmit te dhunshëm

10 Dhjetor, 2018.

Me datën 5 Dhjetor, 2018 BIRN Kosovo mbajti një kurs trajnues për studentët e fakultetit juridik në Ferizaj, Kosovë, titulluar “Format e ekstremizmit të dhunshëm dhe raportimi i rasteve terroriste”. Folësit kryesor ishin Drita Hajdari, prokurore e prokurorisë speciale, dhe Kreshnik Gashi, editor i programit televiziv “Drejtësia në Kosovë”. Ky kurs trajnues u mbajt në kolegjin AAB në Ferizaj. Qëllimi i trajnimit ishte të ju ofroj studentëve mundësi për diskutim rreth rasteve ku njerëz te ri në moshë nga Kosova u përfshinë ne terrorizëm dhe grupe terroriste, si dhe si të parandalojmë radikalizmin. Hajdari dhe Gashi u përfshinë ne një bisede të detajuar me pjesëmarrësit dhe iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme rreth terrorizmit në Kosovë dhe metodave për raportim të rasteve te terrorizmit.

Hajdari tha që persekutimi, brenda strukturës se strategjisë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit te dhunshëm dhe radikalizmit qe shpie deri te terrorizmi,është duke ndihmuar në ndalimin e terrorizmit.

Ajo kërkoj për më shumë bashkëpunim nga rinia e Kosovës në raportimin e rasteve të dyshuara të radikalizmit.

Gashi tha që mediat kosovare janë duke raportuar rastet përmes hetimeve. Ai po ashtu tha që mediat janë shume të rëndësishme në ndalimin e terrorizmit, prandaj duhen të kenë kujdes të madh gjatë raportimit dhe të mos shpërndajnë lajme te pavërtetuara dhe te rreme