Me 25 qershor të vitit 2019, BIRN Kosova ka publikuar artikullin më titullin “Si po jetojnë gratë dhe fëmijët e rikthyer nga Siria”. Hulumtimi i BIRN tregon për misionin e rikthimit të 110 kosovarëve nga zonat e konflikteve të armatosura. Ky misioni ishte mbajtur i fshehtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës, deri në momentin e aterimit të aeroplanit.
Pasi që misioni rrezultoi i suksesëshëm 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 burra u riatdhesuan. Përderisa gratë dhe fëmijët u vendosen në qendrën për azil, burrat u dërguan në paraburgim. Pjesë e hulumtimit ishin edhe intervistat me avokatët e të rikthyerave të cilat flasin për ndihmat që ato kanë marrë pas rikthimit në Kosovë. Një javë pas rikthimit Kordinatori Nacional kundër esktremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit tregoi për misionin e rikthimit të Kosovarëve nga zonat e Sirisë dhe Irakut, dhe për planet e qeverisë për të ardhmen e këtyre të rikthyerve. Ky artikull është publikuar në platformen e BIRN, KALLXO.com.