BIRN Kosova, me 8 qershor 2019, ka publikuar artikullin me titullin ”gruas nga Gjilani, e cila e kishte burrin në Siri, i’u refuzua tri herë sociali”. Ky hulumtim i ekipit të BIRN tregon se arsyetimi se mund të mbahej nga të ardhurat e familjes kishte bërë që një grua nga Gjilani, burri i së cilës ishte në Siri t’i refuzohej për tri herë radhazi kërkesa për t`u pajisur me asistencë sociale nga ana e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan.
Pjesë e hulumtimit ishin edhe intervistat me zyrtaret e qendrave për punë sociale në komunën e Gjilanit dhe Vitis, ku ata treguan për kapcitetet që kanë këto qendra për ti ofruar ndihmë këtyre personave. Ky artikull është publikuar në KALLXO.com.
Gruas nga Gjilani e cila kishte burrin në Siri iu refuzua tri herë sociali