Më datë 21 dhjetor, 2021, është publikuar raporti lidhur me mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me parandalimn dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Ky publikim fokusohet në nisma specifike të vendit dhe analiza të bazuara në aktorë, ndërsa publikimet e ardhshme do të ofrojnë një këndvështrim statistikor rajonal në lidhje me fenomenin e luftëtarëve të huaj, përfashirë nismat e riatdhesimit dhe riintegrimit, dënimet si dhe sfidat me të cilat përballen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky publikim është pjesë e Programit të Komunitetit të Qëndrueshëm të Konsorciumit të OJQ-ve ( Advocacy Training and Resource Center – ATRC, BIRN Kosovo, PEN – Peer Educators Network dhe PIPS).